Frikë te Inter, edhe dy futbollistë të tjerë pozitivë me Covid-19

Rritet frika te skuadra e Inter.

Pas infektimit me Covid-19 të Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar, pozitivë kanë dale edhe Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini.

Sipas “Corriere dello Sport”, dy mesfushorët rezultuan pozitivë gjatë testeve të kryera ditën e djeshme në “Appiano Gentile”, përcjell Ora News.

Për të dy futbollistët do të priten edhe tamponët e nesërm, ndërkohë që një karantinim I futbollistëve në fjalë do të bënte që Antonip Conte të kishte shumë mungesa në prag të derbit kundër Milanit.

Derbi i Milanos, Inter-Milan është programuar për tu luajtur më 17 tetor, ora 18:00.

/A.R, OraNews