Kosova mëson kundërshtarin nëse mposht sot Maqedoninë e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 20:09
Gjeorgjia është finalistja e parë i Play Off-it për Euro pasi mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Bjellorusinë.
Golin e fitores e shënoi Tornike Okriashvili, në minutën e 7’, të ndeshjes, ndërsa tani gjeorgjianët do të presin ndeshjen Maqedoni e Veriut - Kosovë për të mësuar rivalin në fazën finale.
Kush fiton sfidën Gjeorgji - Maqedoni e Veriut - Kosovë siguron një vend në Europianin 2020.
Maqedoni e Veriut - Kosovë luhet në Shkup dhe nis në ora 20:45.