Maqedoni-Kosovë, Haradinaj i jep zemër "Dardanëve": Zemra jonë sonte është në Shkup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 19:07
Rreth dy orë pas nisjes së sfidës Play Off mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, vijojnë reagimet e politikës së Prishtinës për të inkurajuar futbollistët e përfaqësueses dardane.
Për ti dhënë zemër ekipit dardan mendon edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se zemra e të gjithëve sot është në Shkup.
"Zemra jonë sonte është në Shkup. Forca Kosovë!", shkruan ish-kryeministri Haradinaj.
