Spiropali përplas Ramën me Metën: Ilir mos e mërzit Elisën, kur të dekorosh Skënderbeun s'ke kujt i dorëzon medaljen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2020, 20:05
Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.
Është Elisa Spiropali ajo që vendos sërish përballë Ramën dhe Metën.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri ironizon presidentin duke i rikujtuar medaljet.
"Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s'ke kujt tjetër t'ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!", shkruan Rama në postimin e tij.