Rama: Iliri kërkon energjinë nga të vdekurit si do kryejë aktin e hypjes mbi tank
Kryeministri Edi Rama komenton 'dekoratat" qe presidenti Ilir Meta i ka dhene Vojo Kushit.
Deklarata ne Asamblene Kombetare te PS-se
"Është president i parë dhe i fundit që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindë. Nuk ka, nuk ekziston.
Mbretërit, presidentët nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye të thjeshtë: Dekorata është simbol që të shquan ty nga të tjerët, për të gjallë mes të gjallëve, ka medalje të posacme për ata që vriten në krye të detyrës sot. Por që të dekorosh heronjtë e popullit, kjo e tejkalon Boratin, e bën Boratin të vetmin original më të dobët. Çfarë I bën Ilir Meta, Vojo Kushit? Ai është Hero i Popullit.
Ky Vojo Kushin nga çfarë lartësie e sheh apo është dhe ky mbi tankun imagjinar dhe e imagjinon tankun më të madh se të Vojo Kushit, edhe heroit të popullit I jep dekoratë. Enver Hoxha I ka dhënë vetëm një herë, Selam Musait, ia dha ky prapë. Nuk mund ti japësh dekoratë për të vdekur.
Imagjinoni këta në varr si mund të rrotullohen kur ju vjen zëri që keni një dekoratë për të marrë, dhe dekoratën e Vojo Kushit e merr një që nuk e njeh as familja. E kanë kapur tek kafja e LSI-së dhe i kanë thënë hajde se është kjo dhe duan ta lidhin Vojo Kushin me LSI-në. Unë thotë jam me Margarita Tutulanin. Mes Margaritës dhe Monikës ka një dallim të madh.
O Ilir lëri dekoratat se kështu sic e ka nisur do i japë Skënderbeut “urdhrin e Nënë terezës” nuk la njeri pa dekoruar. Pa marrë varrezat me radhë. Kam përshtypjen se kur shkon nëpër këto buste imagjinon si do kryejë aktin e hypjes mbi tank. Kërkon nga bustet dhe të vdekurit energjinë që i duhet për tu bërë hero, ca të bëj jep dekorata për ti marrë me të mirë. Fars, komedi, tragjikomedi, turp."