"Meta ju ka shkruar një letër", Rama: Meta futet skutave të rrëzojë qeverinë, kjo është kriminale
Pjese nga fjala e kryeministrit Edi Rama ne Asamblene e PS-se
Me LSI-në në koalicion kemi dhënë një pjesë të shpirtit. Ilir Meta ju ka shkruar një letër. Nuk e dija nëse Taulanti do ta përfshijë në rendin e ditës por më ka bërë përshtypje. Ilir Meta thotë ëq ju më keni marrë refugjatë e ministër. Kjo është një shprehje sa shumë i do Meta emigrantët. Ilir Meta, Monika, Saliu e Luli, për të tretin ma merrni gjithmonë me rezervë se është aty në një situatë që nuk duan ta dijnë fare jo për emigrantët por për askënd tjetër që nuk hyjnë në interesave të tyre. Ponuk ishte I LSI-së I korruptuar nga LSI-ja ti nuk ekziston për Ilir Metën.
Që unë kam qenë emigrant është fakt. Që dua mundësisht të kemi prapë emigrant në listën e deputetëve është e natyrshme por kjo këngë e refugjatit u bë ministër në thelb është e një njeriu që e do Shqipërinë vetëm për vete. Sikur të kishe mundësinë ta kishte vetëm për vete do e kishte zbrazur tërësisht.
Ilir Meta flet për banditë, trafikantë ndërkohë që profesorë dhe intelektualë janë përjashtuar nga PS. Ju kërkon që të bashkoheni me të të merrni mbrapsht Kastriot Islamin që më rezulton I vetmi professor I përjashtuar dhe ndonjë profesor të vetëpërjashtuar dhe ti bëni atë që nuk thuhet PS-së. Por këtu vlen dicka tjetër. Që të thuhet dhe rithuhet.
Jo vetëm për reformën në drejtësi por dhe luftën kundër krimit atë që bën PS nuk I shkonte ndër mend ta bënte askush.
Iliri do video, do video. Unë me video nuk merrem. Nuk më interesojnë fare videot dhe llafet për video se kërkon video për skutat ku ai futet por është e sigurtë që president në botë në Shqipëri, as Saliu që ishte president partiak as ka pasur as ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme kjo është e sigurtë.
Kë takon ai nëpër skuta e di vetë por fakti që futet nëpër skuta, kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuar dhe më i kërkuari për popullin opozitar është në vetvete kriminal.