A do të rikthehet Fatos Nano në PS? Rama: Më këshillon, por...

Pas një fjalimi të gjatë në Asamblenë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama ka dalë sërish para mediave në përfundim të punimeve të kësaj asambleje.

I pyetur nga gazetarët për një rikthim të mundshëm të Fatos Nanos në PS, Rama u shpreh se, ai është lider historik dhe ç’ka pasur për të dhënë ia dha PS.

Sipas Ramës, Nano e ndihmon me këshilla.

‘’Fatos Nano s’ka nevojë të kandidojë, është lider historik i PS. I ka dhënë çka patur dhe tani jep me zemërgjërësi eksperiencën e tij me këshilla. Siç do bëj unë kur mos jem më kryetar. Dhe s’ka pse të bëjmë audiencë me lajme të tilla pa lidhje", u shpreh Rama.