FOTO/ Rama dhe Ruçi "blu" në Asamblenë e PS

Edhe pse larg njëri-tjetrit, kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë zgjedhur të veshin të njëjtat ngjyra në Asamblenë e PS që po zhvillohet në ambjentet e Anfiteatrit te Kodrat e Liqenit.

Të dy të veshur sportivë, Rama dhe Ruçi kishin zgjedhur të vishnin xhaket blu, ndërsa janë parë të qeshur rrugëve të Parkut të Liqenit.

Kryeparlamentari, përveç truprojave, nuk kishte asnjë personazh afër, ndërsa kryeministri Rama shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.