Rama shtyn votimin/ Dako mbetet në Kryesinë e PS, Rama: Gjëja e fundit që më shqetëson
Kryeministri Edi Rama ka bërë dy kërkesa të qarta në Asamblenë e PS teksa ka kërkuar që momentalisht Kryesia e Sekretariati mos ndryshojë.
Ai ka kërkuar që kryesia aktuale e PS të vijojë mandatin edhe për një vit.
I pyetur nëse ish-kryebashikau i Durrësit, Vangjush Dako, do vijojë të qëndrojë edhe në Kryesinë e PS-së, Rama tha:
“Ne kemi tre punë për të bërë ndër të tjera. Kemi vazhdimin e punës në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë anëtarëve të PS, tre herë në një herë që e lëmë pak fleksibël sa të përfshihen të gjithë në nëntor dhe një herë në janar e në shkurt për të gjithë skuadrën e deputetëve në çdo qark.
Tani kemi vlerësimin për qeverinë, që nga unë ministër për ministër, nga anëtarësia e qeverisë socialiste dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri, apo emigracion që mendon se ka arsye që të jetë pjesë e skuadrës sonë, të jetë deputet apo deputete e PS.
Kryesia është gjëja e fundit që më shqetëson në këtë moment dhe shtrirja e mandatit të Kryesisë na lejon që të kemi fokus tek njerëzit dhe jo thjeshtë te vetja”.
Kujtojmë këtu se, në korrik 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të fusë Vangjush Dakon, asokohe ende kryebashkiak i Durrësit, në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.
Në njoftim e DASH theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.
Por pavarësisht se nuk e rikandidoi për kryetar bashkie më 30 qershor 2019 dhe nuk e riemëroi drejtues qarku për zgjedhjet e 25 prillit, Rama duket se do ta mbajë ende në Kryesinë e PS.
Ulësja e Vangjush Dakos sot në Asamblenë e PS
Emrat e kryesisë që nuk do të ndryshohen për një vit janë:
Edi Rama,
Taulant Balla
Gramoz Ruçi,
Ditmir Bushati,
Mimi Kodheli,
Eglantina Gjermeni,
Vangjush Dako,
Fatmir Xhafaj,
Valentina Leskaj,
Niko Peleshi,
Lindita Nikolla,
Evis Kushi,
Erion Veliaj,
Damian Gjiknuri,
Blendi Klosi,
Erion Braçe,
Armando Subashi,
Arben Ahmetaj,
Olta Xhaçka,
Pandeli Majko,
Vasilika Hysi,
Ermonela Valikaj Felaj,
Ulsi Manja.
Drejtuesit e Sekretariatit janë:
Taulant Balla – Sek. Përgjithshëm
Alfred Peza – Media e Shoqëria Civile
Blerina Gjylameti – Org. Digjital
Ilir Beqaj – K. RajoneveLaert Duraj – Emigracioni
Teuta Vodo -Ndërkombëtare
Arben Pëllumbi-Organizativ
Damian Gjiknuri -Zgjedhore
Lindita Nikollaj -B.njerëzore e bashkëqeverisja
Gent Cakaj -Sek. Rininë