"Spiropalist ordiner", Meta i përgjigjet Ramës: Ja pse e dua Margaritën më shumë se Monikën
Presidenti Ilir Meta i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS.
Në një reagim të tijin në Facebook me titullin "o shoku thirri mendjes", kreu i shtetit i drejtohet kryeministrit me togfjalëshin "Spiropalist ordiner".
“O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: "Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!”, shkruan Meta në reagimin e tij, ndërsa shton edhe një foto nga vepra teatrore "Profeti i Kokoshashakve".