"Vetëm Saliu s'më do në debat...", Rama i përgjigjet ftesës së Metës: Iliri të bëjë një herë debatin me Monikën

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, i është përgjigjur edhe ftesës publike për debat të presidenti Ilir Meta.

Sipas tij, Meta më parë duhet të fitojë debatet me Monika Kryemadhin e Lulzim Bashën.

“Tani Ilir Meta thotë hajde në debat. Luli thotë hajde në debat. Monika më do në debat. Vetëm Saliu s’më do në debat se e di që nuk është mendim i mirë. Iliri të bëjë një herë debatin me Monikën, kush është kryetari I LSI? Të dale të bëjë debatin kush është kryetari i LSI. Se që Iliri punon për LSI, fshehurazi, ky është fakt, nuk është opinion. Që Monika punon për LSI haptazi ky është fakt. Që të dy janë aksionerë në atë ndërmarrje, edhe këtë e dimë. Që është turp I madh për Shqipërinë që njëri ikën në presidencë e le tjetrën drejtore ndërmarrjeje, në konflikt interesi, edhe kjo dihet.

Ta zgjidhi me Monikën një here. Pasi të mundë Monikën, se e mund atë në debat se ka votat. Të bëjë debatin me Lulin, po e fitoi të shpallet kryetar i opozitës, le të rrijë president nuk ka problem, e pastaj shohim. Po kështu jo”, tha ndër të tjera Rama.