Poetja amerikane fiton çmimin Nobel në letërsi

Akademia Suedeze ka zgjedhur poeten amerikane, Louise Glück si fituese të çmimit Nobel në letërsi për vitin 2020.

Poetja  Glück është bërë shkrimtarja e parë amerikane që ka fituar çmimin Nobel për letërsi gjatë 27 viteve të fundit.

Ajo është cituar për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale.

 Poetja është gruaja e 16-të që fiton Nobelin, dhe e para Amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993.

"Punimet e saj karakterizohen nga një përpjekje për qartësi. Fëmijëria dhe jeta familjare, marrëdhënia e ngushtë me prindërit dhe vëllezërit e motrat, është një tematikë që ka mbetur thelbësore për të.

Ajo kërkon universalen, dhe në këtë merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj,
tha Anders Olsson, Kryetari i Komitetit Nobel, ndërsa shpalli çmimin.

“ Irisi I Egër” është një ndër ciklet poetike më të vlerësuara të poetes. Dhe, në dhjetra gjuhë e përkthyer, dhe e vlerësuar nga kritika, poezia e saj “Flokët e dëborës”.
Louise Glück ka lindur në 1943 në New York dhe jeton në Cambridge, Massachusetts. Përveçse shkrimtare profesioniste, ajo është profesoreshë e gjuhës angleze në Universitetin e Yale.

Ajo zbulon shumë për poezinë e saj kur në esetë që shkruan, ku nuk mungojnë edhe komente për poetë të tjerë si Eliot, Keats apo Emily Dickinson.