Soko: Arbitrazhet janë skemë për të fituar para, aktorët publikë bien dakord për vjedhjen e buxhetit

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ekonomisti Pano Soko tha se shumë çështje që dërgohen në arbitrazh janë skema përfitimi parash.

Soko: Arbitrazhi është një skemë që fitohen para. Disa aktorë publikë bashkëpunojnë më njëri-tjetrin në dëm të buxhetit të shtetit. Arbitrazhet, vendimet për prishjen e kontratës, merret kastile që ta fitojë gjyqin dhe të merren lekët.

Beketi ka qenë i vetmi rast që ka pasur konflikt, por unë po flas për raste shumë më të vogla. Ka pasur raste që kontrata është firmosur dhe në fillim është ditur se do të prishet me këtë qëllim, që të shkojnë në arbitrazh për të marrë lekët.

Këtu duhet të futet prokuroria dhe SPAK se kjo është një skemë shumë e rrezikshme. Juridikisht prokuroria duhet të ndërhyjë se janë skema që kolapsojnë shtetin.