Pas katër orë diskutimeve e përplasjeve Kuvendi votoi pasditen e sotme, 5 tetor, me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim, ndryshimet në  Kodin Zgjedhor ku përfshihet e drejta e kryetarit të rendisë deputetët  në listën fituese dhe kriteret për ata që kanë më shumë mbështetje në publik. Po ashtu janë hequr koalicionet parazgjedhore.

Edhe pse kryeministri një ditë më parë do të fliste për 84 vota që do të mjaftonin për ta shndërruar në ligj, sot kanë qenë 97 deputetë që kanë dhënë votën Pro.

Perplasja
Sot në kuvend u rikthyen përplasjet e forta. Deputetja Rudina Hajdari theksoi se maxhoranca nuk respektoi vullnetin e shqiptarëve.

Ju mashtruat. Shqipëria lulëzon në drogë në 2020. Kjo sallë e bëri që në 2001. Rinia shqiptare po degëdiset në botë. “

Për të ndaluar votimin Hajdari tentoi të bllokojë foltoren.

Nga karrigia e tij kryeministri Edi Rama i quajti partitë e vogla “parti pengmarrësish.”

Ndërkohë përplasjet nuk munguan as jashtë parlamentit. Deputeti Halit Valteri u ndalua nga garda për të shmangur konfliktin me Gjiknurin.

Shikoni videon:
Perplasja ne oborrin e Kuvendit e Halit Valterit dhe Damian Gjiknurit

Rama nuk ishte prezent gjatë diskutimeve por para se të hidhej në votim Kodi Zgjedhor, mbajti një fjalim: Patjetër që gjuha shqipe kocka s’ka e kocka thyen. Dhe ndryshimi mes gjuhes time dhe guhes tuaj, e imja ju thyen kockat. Pse ca e kujtoni PS-ne, nje lopë për të mbushur kovën që ju ra pa dashje?! I ra kova Lulit rrugës dhe keni ardhur të milni PS-ne.

Kujtojmë se PS ka vetëm 74 deputetë, të pamjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare ndaj dhe janë dashur votat e “23 opozitarëve”.

Në një komunikim me mediat jashtë parlamentit, kryeministri Edi Rama u shpreh se, pas votës së deputetëve Kodi i ri Zgjedhor është ligj dhe i padiskutueshëm.

Po sot Ilirjan Celibashi me 106 vota pro u zgjodh komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, ndërsa përfaqësuesja e demokratëve Lealba Pelingu mori 105 vota të Parlamentit për të marrë detyrën e nënkomisionerës. 5 anëtarët e Komisionit të Rregullatorit, 107 vota, ndërsa  lista me 5 anëtarët e KAS arriti të mbledhë 105 vota pro. Ashtu siç pritej Edi Rama përdori skualifikimin e Ilir Rujsmajlit për të ironizuar PD.

/OraNews