"Ilir unë s'u heq asnjë prej atyre ç'kam thënë..."/ Rama-Meta, "lufta online" vazhdon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 14:32
Duket se replikat dhe përplasjet do të vazhdojnë gjatë.
Pas reagimit të presidentit Ilir Meta, i cili i tregonte Ramës një intervistë të para shumë viteve, vjen përgjigja e rradhës nga kryeministri.
"Ilir unë s'u heq asnjë prej atyre ç'kam thënë...", nis reagimin e tij në Twitter Rama.
"Ilir unë s'u heq asnjë presje atyre ç'kam thënë e s'kam asnjë arsye të shqetësohem ç'do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t'ua thuash çfarë borxhi të kanë që s'pushon së ngatërruari dynjanë!", shkruan Rama.
