Po kalonin 36 sirianë drejt Kosovës me "Sprinter", arrestohen në Kukës dy trafikantët nga Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2020, 15:41
Policia e Kukësit ka goditur një rast të trafikimit të klandestinë. Operacioni i koduar "Sprinter" çoi në pranga në dy të rinj nga Tirana, E. P., 33 vjeç dhe M. D., 22 vjeç.
Dy të arrestuarit u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin furgon tip "Sprinter" nga e ka marrë emrin edhe operacioni, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë.
Shtetasit E. P. dhe M. D. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre.