Shpif ndaj Bashës, për të përfituar në zgjedhje”, Partia Demokratike padit Erion Veliajn
Partia Demkratike padit në gjykatë për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Në padi argumentohet se Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha.
Padia konsideron si shpifje të Erion Veliajt 3 akuzat:
- Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
- Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
- Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje
“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.