VIDEO/ Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 14 katësh në Durrës. U përdorën 130 kilogram eksploziv

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me një shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

https://youtu.be/GqxbRVhNrtI

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brendshme.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.