Plazh në tetor: Në Vlorë ka ende pushues
Edhe pse jemi në tetor ka pushues që vijojnë të qetësohen pranë bregdetit të Vlorës. Kjo favorizuar edhe nga moti i mirë me diell e temperaturat e larta.
Vijnë nga Ukraina e Belgjika.
"Vij për herë të parë në Vlorë dhe për herë të dytë në Shqipëri. Kemi zgjedhur këtë kohë për pushime, për shkak të qetësisë që ofrohet. Besoj se do të rikthehem sërish vitin tjetër dhe do ta rekomandoj Shqipërinë tek familjarët apo miqtë e mi si destinacion për pushime" thote nje turist na Belgjika.
Për operatorët turistikë është koha e bilancit. Ata thonë se ky sezon ishte më i mirë se sa e kishin menduar por jo sezon i sukseshëm. Ky sezon pati një rënie pre 60-70%
Ky ishte sezoni i turizmit patriotik, ku peshën e mbajtën shqiptarët e Kosovës.
Këtë fundjavë prenotimet në Vlorë arritën në 15 % të kapacitetit.
Moti
Sipas MeteoAlb: Kushtet e qendrueshme atmosferike do të mbizotërohet duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në vend por pritet që të kemi dhe shfaqje të vranësirave të pakta ku më të dukshmet do të jenë ato në zonta malore të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndieshem në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Paraditja e së dielës paraqitet me kthjellime dhe vranesira, ku në zonat Veriore dhe pjesërisht Qëdrore te vendit vranësirat do të sjellin rreshje të izoluara por prashikohet qe pasditja dhe mbremja të përmirësojnë kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.