Dita e gjashtë e grevës së urisë e naftëtarëve për të marrë pagat e prapambetura
Naftëtarët shënojnë sot ditën e gjashtë të grevës së urisë institucionet vijojnë të heshtin.
Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet dhe jo vetëm. Ata po bien moralisht sepse vriten nga heshtja
“Stresi i ka vrarë, ndërsa gjëndja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet. Në një moment kur nuk merr një përgjigje, qoftë negative qoftë pozitive ndikon. Çfarë do bëhet me fatin tonë. Naftëtarët janë ngujuar. Le të na thonë kjo rafineri nuk do të punojë më, por heshtja vrejt më shumë sesa fjala” thonë naftëtarët
Naftëtarët kanë 20 paga të prapambetura dhe ende nuk kanë marrë asnjë.
Frika e infektimit nga koronavirusi, që mund të prishë grevën është një prej arsyeve pse refuzojnë të shkojnë në Spital. Ndaj medikamentet po i zëvendësojnë me ujë e sheqer.
Naftëtarët, janë të bindur për ti shkuar deri në fund grevës me karakter ekonomik.
"Do të rezistojmë deri në fund" thote një naftëtar.
Thonë se kanë nxjerrë mësime nga greva e shkurtit, dhe këtë herë nuk do të lejojnë të mashtrohen nga premtimet boshe.
Janë rreth 900 punonjës të Rafinerisë së Ballshit dhe Uzinës së Poçemit që kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.
Lexo dhe
Greva e naftëtarëve, Baçi: E turpshme sjellja e Ramës, pjesë e maskarallëkut edhe bluzat e bardha