'Do të dërgohen edhe në Shqipëri', OBSH miratoi testin e dytë të shpejtë për koronavirusin, epidemiologu tregon si do funksionojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2020, 10:40
Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se miratimi nga OBSH i testit të dytë për koronavirusin, që e jep përgjigjen brenda maksimumi 30 minutash është një lajm i mirë për Shqipërinë.
Alimehmeti, ka ndarë me ndjekësit e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale përparësitë që ka ky test i shpejtë dhe mënyrën se si testi do të funksionojë.
Sipas ekspertit, këtë certifikim nuk e ka pasur asnjë test i mëparshëm.