Vuani nga hipertensioni? Ja si të ulni tensionin e lartë të gjakut duke ngrënë fiq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2020, 10:05
Hipertensioni, apo siç njihet ndryshe tensionii lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, veshkat, trurin, si dhemund të shkaktojë komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.
Përveç medikamenteve, ai mund të trajtohet menjë regjim të shëndetshëm ushqimor që përfshin fruta dhe perime dhe nuk përfshinushqime të përpunuara dhe të shpejta.
Për uljen e tensionit të gjakut rekomandohetfiku, pasi është një nga burimet më tëmira të kalciumit, mineral ky i nevojshëm për funksionin e muskujve dhe nervave.
Ky mineral balancon nivelet e lëngjeve në trupdhe rregullon rrahjet e zemrës si dhe zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon nëeliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës.
Ju rekomandojmë:
- Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni rregullisht gjatë ditës.
- Fiqtë mund t’i hani në mëngjes dhe t'i përzieni me drithëra ose mund t'i konsumoni nëpërmjet vakteve.
- Disa fiq të thatë mund t'i mbani në ujë gjatë natës dhe më pas lëngën e tyre ta pini esëll në mëngjes. Kështu ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij.