OBSH miraton testin që do të zbulojë koronavirusin brenda 30 minutash
Testi i cili do të tregojë nëse je i infektuarme Covid-19 brenda 30 minutash është miratuar nga OBSH-ja.
Ky test pritet të prodhohet së shpejti në sasitë mëdha dhe do u shpërndahet të gjithë vendeve të varfëra me një kosto të ulët,deri në 5 dollarë për një prej tyre.
Në pamje të parë është mjaft i ngjashëm metestet të cilët zbulojnë shtatzënitë dhe do të përdoret dhe lexohet nga punonjësite shëndetësisë.
Testi është zhvilluar nga kompaniakoreano-jugore SD BioSensor.
Zbulimi i këtij testi pritet të lehtësojëshumë punën e stafeve mjekësore në luftën kundër pandemisë pasi jo të gjithavendet kanë staf të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e tamponëve në ditë.
Testet e shpejta dhe të lehta, por me cilësitë lartë do të lejojnë kontrollimin masiv të punonjësve shëndetësorë, të cilëtpo humbasin jetën në vendet me të ardhura të ulëta.
Gjermania deri tani ka porositur 20 milionëtest, gjithashtu pritet që Franca e Zvicra të bëjnë porositë e tyre së shpejti.
OBSH po shikon mundësinë për të miratuar dhenjë test tjetër të shpejtë, i cili është në fazë testimi. Ai po zhvillohet ngakompania amerikane Abbott.