Covid-19, studim: Mbajtja e maskës zvogëlon rrezikun e infektimit me 77%
Distancimi social,higjiena e duarve dhe një maskë janë efektive në zvogëlimin e rrezikut tëinfektimit kur jeni në kontakt me një person që është pozitiv me Covid-19.
Ky fakt konfirmohet edhe nga një studim i bërë nga Universiteti Mahidol i Bangkok dhe Universiteti i Oksfordit, i cili vlerësoi uljen e rrezikut të secilës prej këtyre tre ndërhyrjeve. Studimi u krye në 211 raste të konfirmuara të cilë ishin të gjithë asimptomatikë dhe 839 kontrolle të cilët nuk kishin një diagnozë të Covid-19.
839 kontrollet që nukkishin një diagnozë të Covid-19 u gjetën falë gjurmimit të kontakteve kryesishttë tre grupeve të mëdhenj në klube nate, në një stadium boksi dhe në njëndërtesë të zyrës qeveritare. Studimi gjithashtu zbuloi se njerëzit që kishin vendosur maskë nëfytyrë gjatë gjithë kohës që ishin në kontakt me një rast pozitiv kishin njërrezik 77% më të ulët sesa ata që nuk e kishin vendosur.
Mbajtja të paktën njëmetër larg distancë zvogëlon rrezikun me 85%, ndërsa larja e shpeshtë e duarvezvogëlon infeksionet me 66%.