Humbja e flokëve mund të jetë një tjetër pasojë e pandemisë së koronavirusit

Annrene Rowe po bëhej gati të festonte 10 vjetorin e martesës këtë verë kur vuri re një zonë tullace në lëkurën e kokës. Në ditët në vijim, flokët e saj të trashë deri në shpatulla filluan të bien me tufa sa herë që bënte dush."Po qaja histerikisht," tha zonja Rowe, 67 vjeç. Znj. Rowe, e cila u shtrua në spital për 12 ditë në prill me simptomat e koronavirusit, shumë shpejt gjeti histori të ngjashme në grupet e të mbijetuarve nga Covid-19 në internet. Shumë prej tyre treguan se disa muaj pasi morën virusin, filluan tu binin masivisht flokët.

Humbja e flokëve duket të jetë një tjetërpasojë e koronavirusit, sipas shkencëtarëve amerikanë. 

Mjekët kanë konstatuar raste në rritje të njerëzveqë humbin sasi jo normale të flokëve, jo vetëm flokët, por edhe vetulla, qerpikëdhe që besohet të jetë kryesisht për shkak të stresit të pandemisë.

Shumë njerëz që sëmuren me Covid-19 dheshërohen, edhe pas muajsh humbin sasi të mëdha të flokëve. Por fenomeni,sipas shkencëtarëve, prek edhe ata që nuk janë infektuar nga koronavirusi, porkanë rënë viktimë e stresit pandemik.

Në rrethana normale, shumë njerëz humbinflokët pas një përvoje stresuese siç janë sëmundjet, operacioni, traumaemocionale, shtatzënia, etj. 

Te disa njerëz, humbja e flokëve ndodh nëmënyrë kronike, veçanërisht nëse vetë sistemi imunitar kthehet kundër gjëndravetë flokëve, i cili gjithashtu shoqërohet me stres kronik psikologjik.

Tani, jo vetëm njerëzit që shërohen ngaCovid-19  përballen me rënien e flokëve passtresit që kaluan në luftën kundër koronavirusit, por edhe shumë njerëz të tjerëqë nuk u sëmurën kurrë, por ishin seriozisht të shqetësuar për humbjen e punëssë tyre për shkak të karantinës, për shkak të vështirësi serioze financiare,vdekja e të afërmve, etj.

Për shembull, sipas New York Times, në njësondazh veror të simptomave që vazhdojnë pas Covid-19, nga 1.567 të anketuar qëu përgjigjën, 423 raportuan humbje jashtëzakonisht të lartë të flokëve. 

Dr. Emma Guttman-Yassky, kryetarja e ardhshme edepartamentit të dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë Icahn të Mount Sinai,tha se ajo ka trajtuar shumë punonjës mjekësorë në rreshtin e parë për humbjene flokëve, përfshirë punonjësit e spitalit të saj.

"Disaprej tyre kishin Covid, por jo të gjithë. Është stresi i situatës. Përveçse ishin larg familjes, punuan me orë të zgjatura."

Për shumicën e pacientëve, humbja e flokëvepritet të jetë e përkohshme, por për disa mund të zgjasë memuaj. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si stresi përfundimisht iheq flokët, por është e mundur që hormoni i stresit kortizoli të përfshihet kurështë në nivele të ngritura. 

E keqja është se ndonjëherë - sidomos tekgratë - krijohet një rreth vicioz, pasi rënia e flokëve shkakton më shumëstres, i cili nga ana tjetër hedh më shumë flokë etj.

Për të vendosur një "frenim" nëhumbjen e flokëve ekspertët rekomandojnë, ndër të tjera një dietë tëshëndetshme, marrjen e vitaminave dhe teknikave të relaksimit (masazh, yoga,meditim, etj.) ose psikoterapi.