Një tjetër vaksinë ruse ndaj Covid shumë afër miratimit

Vaksina kandidate e dytë e Rusisë kundërkoronavirusit është dy javë larg miratimit  të shtetit.

Qendra e Virologjisë dhe Bioteknologjisë sëShtetit Vektor me bazë në Siberi përfundoi provat e Fazës 2

ku morën pjesë mbi 100 vullnetarë. Ata pas  provës së vaksinës të quajtur EpiVacCorona  në trupin e tyre ishin ndjerë mirë.

Qeveria ruse ka në plan të miratojëEpiVacCorona diku rreth 15 tetorit.

Kreu i Vektor Rinat Maksyutov vlerëson seEpiVacCorona do të kërkojë doza përforcuese çdo tre vjet.

"Pas ciklit të vaksinimit, rivaksinimitjetër do të kërkohet jo më shumë se një herë në tre vjet," - thaMaksyutov.

Vaksina e parë ruse e koronavirusit, SputnikV, ishte e para në botë që mori miratimin e qeverisë muajin e kaluar.

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi, vazhdon të rritet me shpejtësi. Derisa të hënën numri i të infektuarve ishte 6 mijë e 196, sot janë raportuar 7 mijë e 212 të infektuar, pra kemi rritje prej rreth 20%.