Vaksina anti-Covid/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB apel shteteve të pasura: Nëse ndihmoni të tjerët, ndihmoni veten
E gjithë bota pret publikimin e virusit për të mposhtur Koronavirusin.
Por nëse kjo gjë do të ndodhë vetëm në shtetet e pasura, atëherë pasojat mund të jenë më të rënda.
Alarmin e ngre Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, raporton Ora News.
Sipas tij, nëse shtetet e pasura nëse nuk bëjnë një sforco financiare për të ndihmuar edhe vendet e varfëra, rreziku nga Covid-19 mund të jetë edhe më i madh.
“Kemi kaluar shumën e 1 milionë të vdekurve nga Covid-19. Ne duhet të mendojmë më shumë. Është koha që vendet të marrin fonde nga programet e tyre të reagimit dhe rimëkëmbjes. Duke ndihmuar të tjerët, ata do të ndihmojnë veten e tyre ”, tha ai.
Pandemia e koronavirusit po i kushton ekonomisë globale 375 miliardë dollarë në muaj dhe ka shkatërruar rreth 500 milionë vende pune deri më tani.
Sekretari i Përgjithshëm u bëri thirrje vendeve të zhvilluara, të cilat i kanë kushtuar pandemisë triliona dollarë, për t'iu përgjigjur ndikimeve socio-ekonomike të krizës në vendet e tyre, të "investojnë një pjesë të vogël të kësaj, për të ndaluar përhapjen e sëmundjes kudo”, raporton Ora News.
"Është thelbësore për t'i dhënë fund kësaj krize dhe për të dalë më të sigurt, më të zgjuar dhe më të fortë së bashku", mbyll reagimin e tij Guterres. /A.R, OraNews