Aktivistja paralajmëron: 2021 do të sjellë shumë raste të kancerit të gjirit në gjendje të avancuar

Në një intervistë në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora me moderatorin Arjon Muça ishte e ftuar Donjeta Zeqo, aktivistja dhe përfaqësuesja e organizatës Europa Donna.

Oganizatë në të cilën adresohen të gjithavajzat që dhurojnë flokët e tyre, për vajzat dhe gratë e prekura nga sëmundja ekancerit.

Donjeta i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave se ato duhet të bëjnë kontrolle pasi nëse e kapin sëmundjen shumë vonë kjo mund të jetë fatale.

Ajo tregoi se situata e pandemisë ka ndikuarnegativisht pasi shumë vajza dhe gra nuk kanë patur mundësi të bënin kontrolledhe sëmundja e tyre fatkeqësisht mund të avancojë. Zeqo shtoi se në vitin 2021për këtë arsye do të përballemi me një shifër alarmante të rasteve tëavancuara  të kancerit në gji sepse nukjanë kapur në kohë.

"Gratë kanë një farë stepje kur vjen puna për kontrollet që duhet të bëjnë për gjirin.  Dueht ta kuptojmë që kanceri i gjirit një muaj të vonohet në kapje kjo e avancon sëmundjen.  Gjatë pandemisë kur kemi qenë të mbyllur janë marrë vetëm çështjet urgjente ose ato që kanë qenë në trajtim, kjo do të thotë që shumë vajza dhe gra që nuk kanë shkuar nuk e kanë zbuluar,  dhe nuk e dinë që kanë kancer gjiri"

"Kjo do të thotë që në vitin 2021, mendoj unë por edhe duke lexuar shkrime të ndryshme nga website të huaja mund të kemi një shifër alarmante të rasteve të avancuara të kancerit në gji sepse nuk janë kapur në kohë" - tregon  Donjeta Zeqo.