HEC-i i Skavicës do financohet nga SHBA, nesër nënshkruhet marrëveshja
Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një marrëveshjen e rëndësishme për projektin e HEC-it të Skavicës.
Në konferencën e përbashkët për median me kryeministrin kosovar Avudall Hoti, Rama tha se pritet të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA që këto të fundit të financojnë projektin.
Më dogje një lajm - i tha Rama, gazetarit nga Kosova - Po e them sot se do e dëgjonit nesër. Ne me SHBA nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do të financohet nga SHBA, një gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë, çka ne kemi bërë në qeverisjen e vendit në këtë përiudhë për çështet e shprehura në letrën e Presidentit”.
Gjithashtu SHBA ka vendosur që pjesë e luanit të respiratorëve në Europë ë një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë ne Europë pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë.
"Këto janë xheste në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë dhe qeverisë së sotme dhe qeverisë së tyre”,- vijoi Rama.