"Nofka", ja si e "përkëdhel" Ramën ministrja Balluku

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkëpunëtore e vjetër e kryeministrit Edi Rama që kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, ka zbuluar “pseudonimin” me të cilin ministrja thërret shefin e qeverisë.

Gjatë inspektimit të një një investimi në zonën e Kombinatit, Balluku dëgjohet teksa i thërret shkurt Ramës “KM”, shkurtim i titullit kryeministër.

“Megjithatë KM ne kemi menduar ta ruajmë këtë ndërtesë dhe të bëjmë një rikonstruksion dhe të ndërtojmë atë muzeun me të gjitha nënstacionet e vjetra. Po mendojmë ta përfshijmë edhe në planin e zhvillimit të zonës”, u shpreh Balluku ndër të tjera, gjatë një inspektimi që bëri në Kombinat tek nënstacioni elektrik.