Sekuestrohen 15 mijë paund në Kakavijë

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 15 mijë Paund, të cilët nuk ishin deklaruar.

Sasia e parave u gjetën të fshehura në një automjet me targa angleze e cila drejtohej nga një shtetas nga vlora.

Paratë e fshehura  janë pikasur në momentin kur  mjeti i është nënshtruar skanerit.