Gazetari e pyet për marrëveshjen dhe aktakuzat, Rama: Më je bërë si Fevziu, kompromiset e dhimbshme i keni sajuar ju
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hoti, Rama u pyet edhe në lidhje me marrëveshjet me Kosovën dhe arrestimet e Gjykatës Speciale.
Rama u përgjigj se marrëveshja për Minishengenin është një marrëveshje e madhe që ka dakordësinë për bashkëpunim.
Sipas Ramës, kompromiset e dhimbshme për marrëveshje me Serbinë janë një sajesë e atyre që krijojnë përçarje.
Pyetje: Kryeministri Rama sa janë të nevojshme këto marrëveshje të sotme meqë po hyjmë edhe në minishengeni, i cili është kritikuar nga disa. Të gjitha vendet do të kenë të drejta të lëvizjes së barabartë. Keni qenë në krah të presidentit Thaçi në tentativa për kompromise me Serbinë dhe një çështje e tillë është riaktualizuar në Kosovë ku ambasadorë po theksojnë se duhet të ketë kompromise në arritjen e marrëveshjes finale. Në qershor keni qenë mjaft aktiv për aktakuzat, kur tashmë kanë mbetur pak javë kanë filluar edhe arrestimet në Kosovë. E mendoni se ndryshojnë rrethanat politike në Kosovë?
Rama: Pyet pse i bëni këto marrëveshje, kur keni rënë dakord që të futeni në të madhen. Ajo e madhja, të gjithë këto norma, i ka të shkruara në ajër? Ajo e madhja është dakordësia që të gjitha shtet e rajonit të mund të bëjnë cdo marrëveshje të nevojshme mes tyre për 4 liritë e BE-së.
Ndërkohë që unë ta shpjegoj, ti si Fevziu merr pyetje nga kush të ka çuar këtu. Ne me atë të madhe garantojmë këtë dhe ecim pa asnjë pengesë. Kosova mund të zgjedhë që deri në përmbushjen e kushteve të mos bërë marrëveshje me Serbinë. Serbia nuk vjen dot këtu për të na thanë pse i bëni ju këto. Ky është thelbi, nuk futemi ne në jnë kazan ku duhet të ziejmë në të njëjtën kohë. Këtë kam arritur unë me diplomaci, jo me luftëra imagjinare.
Kompromiset e dhimbshme i keni sajuar ju, komentatorët mediatikë, politikë dhe historikë. Është shumë e thjeshtë, nuk ka asnjë marrëveshje që është bërë fshehurazi, nuk bëhet dot. Për arsye e tyre personale dhe të audiencave marrin nëpër këmbë atë pjesë të kombit që nuk ka kohë që të thellohet në informacion. Nxisin urrejtje dhe ndasi mes shqiptarëve dhe i ndajnë në disa të vetëvendosur që po mbrojnë kombin dhe disa tradhtarë që po e shesin. Çdo marrëveshje do të dalë në dritë të diellit, nuk bëhet fshehurazi.
Unë nuk kam kundërshtuar ndonjë aktakuzë, por kam kundërshtuar një fletërrufe. Ka dalë një fletërrufe ditën kur presidenti i Kosovës ishte nisur për në Uashington. Gjykata ka punën e saj, kur të bëhet akuza zyrtare, nuk jam unë askush që të flas se nuk jam avokat. Gëzimi i disave për këtë fletërrufe është një turp i madh.