Parkimi në Tiranë, mision i pamundur

Të parkosh në rrugët e Tiranës është bërë sfidë për çdo drejtues automjetesh.

"Shumë e vështirë, nuk ka asnjë vend parkimi. Po të duash të mbarosh punë, nuk ke vend ku të parkosh makinën", shprehet drejtuesi i automjetit.   

Ato detyrohen të parkojnë me pagesë, për të cilën thonë se nuk e kanë gjithmonë mundësinë.

"Kur shkojmë nga 'Mine Peza' rrijmë gjysmë ore në mëngjes, shkojmë nga 'Rruga e Kavajës' po ashtu. Jemi bërë ta lëmë makinën në mes të rrugës", shprehet drejtuesi i automjetit.   

Trafiku i rënduar dhe mungesa e zgjidhjeve i bën që të thyejnë rregullat, ndaj dhe gjobat i kanë të shpeshta.

"Përditë, i kam sikur jam duke ngrënë bukë çdo ditë", shprehet drejtuesi i automjetit.

Vetë institucionet e bashkisë zgjedhin të shkelin rregullat, siç është rasti i mjetit të punonjësve të UKT që ka ndaluar në korsinë e biçikletave.

"Nuk është halli se po paguajmë, por se nuk ka vende parkimi", shprehet drejtuesi i automjetit

Parkimet vend e pa vend, bëhen pengesë  për qarkullimin normal të trafikut. Me trafikun, nga një anë, mungesën e vendparkimeve në anën tjetër, duket se të banosh në Tiranë për qytetarët po bëhet e vështirë.