Rrjeti 5G/ Rama: Nuk imponohemi nga SHBA; Hoti: Sektor me rëndësi gjeo-strategjike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përmes një letre, teksa falenderonte kryeministrin Edi Rama për lidershpin e tij ballkanik dhe evropian, I shprehte mirënjohjen edhe për faktin që nuk pranoi rrjetin 5G të Kinës dhe kërkon që Shqipëria të dalë nga marrëveshja 17+1 me këtë shtet.

Por gjatë konferencës për shtyp, në krah të homologut Avdullah Hoti, Rama u shpreh se, kjo gjë nuk imponohet nga SHBA por është bindje e tij.

“E falënderoj që në kohë zgjedhjesh e sfidash ka gjetur kohën të më shkruajë. Jam i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim dhe të kësaj qeverie, jo për rolin tim si piktor, qoftë në aspektin e rajonit apo qëndrime që janë bindje, jo oportuniste dhe patjetër që Amerika SHBA, Shtëpia e Bardhë, janë e do mbeten pikë referemi e palëvizshme për ne.

Në dëgjojmë dëgjojmë , respektojmë e vendosim në bazë bindjesh. Harmonia e plotë me presidentin e SHBA, mbi 5G është bindje nga ana ime, nuk është imponim nga ana e tij. Letra ime për drejtuesit e qeverive në rajon, as më është kërkuar, e më pak imponuar nga Shtëpia e Bardhë, është bindje, ashtu sikundër është bindje që marrëveshjet e Abrahamit janë diçka e jashtëzakonshme për Lindjen e Mesme. Sikundër bashkohem me kryeministrin që nëse në aspektin e përmbajtjes së marrëveshjes së Uashingtonit, rikthimit të Kosovës në vendin që i takon, është edhe fakti që Izraeli njohu Kosovën, për të cilin qeveria e Kosovës meriton në rastin me të keq heshtjen e atyre që flasin e s’di ca flasin.

Është thyerja e një barriere të paimagjinueshme. Aftësia për të hedhur hapin e duhur. E përsëris kemi qartësisht qëndrime të përbashkëta në drejtimet strategjike dhe më vjen mirë që burojnë nga bindja jo nga imponimi. Jemi aleatë strategjikë të SHBA e BE dhe në politikën e jashtme jemi të linjëzuar me SHBA. Një fakt, Shqipëria deri tani prej se ka hyrë në proceset që lidhen me integrimin, mbetet i vetmi vend jo anëtar i BE që nuk ka lëvizur nga asnjë rast, dhe kjo jo thjesht që kur jam unë km por edhe më parë nga vija e dakordësuar e BE me politikën e jashtme".

Nga ana tjetër, Hoti u shpreh se 5G është me rëndësi strategjike dhe së bashku me Shqipërinë do ta zhvillojnë këtë teknologji me ofrues të besueshëm perëndimorë.

Avdullah Hoti: Sa i takon teknologjisë 5G, ky sektor është me rëndësi gjeostrategjike. Sot nënshkruam një marrëveshje për të siguruar që së bashku ta zhvillojmë këtë teknologji bashkë me ofrues të besueshëm e perëndimorë.

Po sot, Rama do të shprehej:

“Dua të konfirmoj qëndrimin e Kosovës dhe timin personal të bërë me dije për ministrat e rajonit kohë më parë. Vendet e rajonit tonë duhet të shohin prespektivën e zhvillimit të rrjetit 5G si rrjet të sigurt në çdo aspekt. Duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot. Për sa na takon sot si Shqipëri është një ofertë e dyshimtë. Duam ta çojmë përpara të një integrimi jo vetëm të rrjeteve tona".

Letra e Trump për Ramën: