"Ja liri ja vdekje" Meta: Shkelja e "5 qershorit" atentat, nuk lejojmë instalimin e juntës

A do ta refuzoni me dekret Kodin Zgjedhor?

Në konferencën për median presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse nuk respektohet marrëveshja e 5 qershorit do të ishte atentat dhe se nuk do të lejonte vendosjen e një junte në Shqipëri.

Ilir Meta: "Është e mira të respektohet marrëveshja e 5 qershorit. Nëse ka ndryshim të moralshëm që më jep kënaqësi është që të hapen listat  100%.

Nëse do të shkelet 5 qershori atëherë përgjegjësia për cdo gjë do i mbetet atij që e shkel, sepse do ta konsideroj atentat kundër të ardhmes europiane, bashkëjetesës demokratike, dhe përpjekje për të instaluar përfundimisht një juntë në republikën e Shqipërisë që nuk do të pranohet me çdo lloj çmimi nga të gjithë shqiptarët.

Nuk mund dhe nuk do të lejojmë instalimin e një grushti shteti do të bëhet një shembull për të gjithë botën.  Me poezinë e Hafzi Nelës, “ja liri a vdekje” e me cdo mjet tjetër legjitim do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues demokracisë dhe sovranitetit të popullit shqiptar. Të jeni të sigurtë që socialistët do të jenë të parët."

Lexo dhe:

 Meta: Me lista të hapura Rama nuk del dot deputet, PS i del jashtë kontrollit

Kreu i shtetit në komunikmin e përjavshëm me median u ndal tek  rritja e nivelit të detyrimit që shteti  ka akumuluar  për çështjet e humbura në Gjykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar.  Meta tha se vendimet e njeanshme dhe të jashtëligjshme të qeverise  po i kushtojnë Shqipërisë qindra milona dollare, duke u kthyer rrezik për ekonominë.

https://www.youtube.com/watch?v=rtJcawpj6oE&feature=emb_title