Shkodër, aheng në kohë pandemie

Në Shkodër as pandemia Covid 19 nuk e ndali muzikën qytetare.

Ahengu shkodran 2020 erdhi në oborrin e banesës karakteristike me risi, ku këtë vit u ndërthurën intepretimet e artisteve profesionist me talentet e reja.

Ju kishte munguar të kënduarit live dhe këngëtarët Shkodran nuk kursejnë një thirrje ndaj qeverisë që të rishohë vendimet për të rihapur muzikën që e cilësojnë ilaç të shpirtit.

“Ahengu Shkodran” i shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, erdhi në edicionin e tij të 8-te nen kujdesin e qendrës kulturore Pjetër Gaci dhe teatrit Migjeni e bashkisë Shkodër