Zhvendosja e votuesve nga QV, Bardhi: Manipulim për zgjedhjet, ''Boom'' kapi Ramën me presh në duar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas denocimit të emisionit ''Boom'' në ''RTV Ora'', në lidhje zhvendosjen e votueseve nga qendrat e votimit pa dijeninë e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Sipas tij, Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Minsitrin e Brendshëm, dhe kryeministrin.

Bardhi thotë se do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Sekretari shprehet se skush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë.

Postimi i Bardhit në Facebook

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!

Lexo edhe: “BOOM” zbulon skandalin me listat e votuesve: Qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga QV pa dijeninë e tyre