Aplikimet për Byronë Kombëtare të Hetimit, shkon mbi 500 numri i të interesuarve

Mbi 500 ka shkuar numri i personave që kanë aplikuar deri ne mesditen e 29 shtatorit për oficerë të policisë gjyqësore ne Byronë Kombëtare të Hetimit. 

Gara përfundon në orën 00:00, ndërsa drejtuesja e BKH-së Aida hajnaj ka përseritur mesazhin për të vujaur aplikimet deri ne perfundim të orarit zyrtar me qëllim zgjdhjen e më të mirëve. 

Kandidatët do të filtrohen në tre faza deri në përzgjedhjen e 60 më të mirëve, të cilët do të jenë pjesë e Byrosë. Ata do ti nënshtrohen testit fizik,  psikologjik dhe më pas do ti nënshtrohen testit të poligrafit. 

Të 60 OPGJ e përzgjedhur së bashku me drejtuesen e BKH-së do të trajnohen tre muaj në Amerikë dhe më pas do ti bashkangjiten prokurorëve të SPAK.