Zgjedhja e kandidatëve të KQZ-së/ Agron Haxhimali: Nuk kandidoj për të plotësuar numrin, kam kapacitete menaxhuese
Ditën e sotme kanë filluar që të merren në intervistë kandidatët për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët po intervistohen nga grupi i punës.
Kandidati Agron Haxhimali ka bërë prezantimin e tij dhe është shprehur se merr pjesë jo vetëm për të plotësuar numrin, po ka aftësi dhe kapacitete që mund të administrojë dhe menaxhojë institucione të reja.
Agron Haxhimali: Jam me origjinë nga Petrela, aktualisht banoj në Tiranë. Jam diplomuar në fakultetin e shkencave të natyrës për degën biologji-kimi.
Kam punuar tre vite drejtor gjimnazi, kam qenë katër vite kryetar komune, më pas kam punuar me projekte ndërkombëtare.
Kam vendosur të aplikoj si qytetarë i përgjegjshëm, jo për të plotësuar numrin por kapaciteti im, aftësitë e mija, eksperienca në administratën publike më kanë dhënë aftësi dhe kapacitete që mund të administroj, mund të menaxhoj institucione të reja, apo mund të jemë pjesë e KQZ-së.
Ky institucion ka nevoj për njerëz të rinj me kapacitete