Plani i rimëkëmbjes, Tabaku: Rama vijon mashtrimet, askush nuk pret më asgjë prej tij

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku publikoi në Facebook një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për shpalljen e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, duke thënë se ai vijon kolonën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Sipas ish-deputetes, është e frikshme se si kryeministri shpik një program të tillë vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.

Tabaku thotë se askush nuk pret më asgjë nga Rama.

''Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon! E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës. Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion'', shkruan Tabaku në Facebook.