PPE: Ndryshimet e njëanshme cënojnë integrimin e Shqipërisë në BE
Reporteri për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, David Lega thotë se se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakusht themelor për integrimin në BE.
Sipas tij, ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.
Ai nxit palë politike të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
''Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor për integrimin në BE. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord. Nxisim autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar'', shkruan Lega në Twitter.
On #Albania ?? :
Free and fair elections are a fundamental prerequisite to EU integration. The electoral reform of June 5 was consensually approved and internationally supported and should be implemented as agreed.@EPP statement ⬇️https://t.co/3vDAPjxZH4— David Lega (@DavidLega) September 29, 2020