U arrestua duke vjedhur në shtëpinë e një zyrtari, shqiptari i jep fund jetën së tij në burg

Një ngjarje shokuese është rregjistruar në një burg në Bologna të Italisë. Një 40-vjeccar shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij në qeli, ndërsa bëhet me dije se shoku i qelisë nuk e ka kuptuar fare, raprotojnë mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur midis të shtunës dhe të dielës. Ai kishte disa muaj që kishte rënë në burg pasi ishte kapur duke vjedhur në shtëpinë e një zyrtari publik dhe madje kishte bërë edhe rezistencë.

Shqiptari ishte në pritje të gjyqit, ndërsa orët e fundit para se të merrte vendimin ekstrem kishte kërkuar që të fliste në telefon me familjarët e tij.

"Ka një nevojë urgjente për të zhvilluar strategji që mund të bëjnë më efektive zbatimin e planit kombëtar për parandalimin e sjelljeve vetëvrasëse në burg’,- tha në një shënim Antonio Ianniello, garantuesi për të drejtat e njerëzve të privuar nga liria personale.