VIDEO/ "Janë tallur me aeroportin", Rama-kuksianëve: Do t'ju marr me avion nga Londra që të votoni PD-në
Kryeministri Edi Rama, i njohur për batutat e tij, nuk kurseu as kuksianët e shumtë që jetojnë në Londër gjatë konferencës së sotme për mediat.
Rama ripërsëriti premtimin e tij se, shumë shpejt do të nisë ndërtimi i aeoportit të Kukësit.
Shefi i qevderisë premtoi se, kuksianët nga Londra, që janë tallur me aeroportin, shumë shpejt do zbresin nga kryeqyteti në Kukës për të votuar Partinë Demokratike.
“Nëse një forcë madhore nuk do ndërhyjë, kuksianët nga Londra që janë tallur dhe na kanë përqeshur pafund për aeroportin, do i marr nga Londra dhe do i ul në Kukës të votojnë PD”, tha Rama.
Aeroporti i Kukësit është një premtimeve madhore të kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht se çdo vit paralajmëron nisjen e punës, aeroporti në verilindje të vendit vijon të jetë jofunksional. /A.R, OraNews