Nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare në Ersekë, pozitive me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2020, 13:29
Një tjetër rast pozitiv në shkollën 9 vjeçare në Ersekë. P
as mësueses së fizikës e cila rezultoi të dielën pozitive, është prekur edhe nëndrejtoresha e shkollës.
Siç raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, mësohet së ajo prej pak ditësh është karantinuar në banesën e saj.
Një ditë më pare u konfirmuan 4 raste të tjera infektimesh mes mësuesish në Korçë, Bilisht dhe Ersekë.
Bëhej fjalë për një çift bashkëshortësh punonjës në dy shkolla 9 vjeçare në qytetin e Korçës.
Ndërkohë rezultuan pozitivë dhe 2 mësuese në një shkollë 9 vjeçare në Ersekë dhe në Bilisht.
Po dje, në Përmet u mbyll gjimnazi “Sami Frashëri” pasi 5 mësues rezultuan pozitivë me Covid-19. /A.R, OraNews