Kurbin, zhduket 51 vjeçari me probleme të shëndetit mendor
Një 51 vjecar ngafshati Gurëz i Kurbinit është zhdukur prej 10 ditësh.
Mark Daka, jetonte teke motra në Lushnje dhe ishte rikthyer në vendlindje për të kaluar disa ditë,por aty ka humbur gjurmët.
"Në datën 19 e kanë sjellë me makinë përtë qëndruar dy ditë dhe dy netë këtu. Ato e kanë lënë këtu me kusht për tëardhur që ta marrin sërish. Pas dy netësh ai nuk është parë më. Ka lënë disarroba aty dhe është zhdukur", shprehet i afërmi i 51 vjeçarit.
Të afërmit, thonë se ai vuante nga probleme të shëndetitmendor. Ata e kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici, por kërkimet nuk kanëdhënë rezultat.
Policia e Kurbinit nga ana tjetër thonë se kërkimet janështrirë edhe në qytete të tjera, ndaj kërkojnë edhe bashkëpunimin e qytetarëvenë rast se kanë dijeni për fatin e 51 vjeçarit.