Dita e fundit e aplikimeve, Kim: Bëhuni hetues pranë BKH dhe bëni ndryshimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2020, 11:56
Teksa sot është afati i fundit për aplikimet për pozicionin "hetues" pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, vjen edhe reagimi i ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane bën thirrje për sa më shumë aplikime.
“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Çohuni dhe veproni”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

Ja si mund të aplikoni pranë BKH.