"Vendi në fazë kritike", Basha prezanton "Planin e Rimëkëmbjes", ja 5 pikat

Gjatë një komunikimi me mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar atë që ai e quajti “Plani i Rimëkëmbjes”.

Pika e parë e planit

1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:

a)Rritur numrin etestimeve për COVID në 2500 testime në ditë.

b)Reimbursim i plotëpër marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.

c)Sigurimin e paisjevembrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapacitetevespitalore.

d)Bonus 1000 Euro përçdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

Pika e dytë e planit

2. Fëmijët tanë tëarsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenëtë sigurtë, duke:

a)Përmirësuar kushtetsanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maskambrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.

b)Kryer testiminperiodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.

c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Pika e tretë e planit:

3. Asnjë shqiptar tëmos lihet pas dore:

a)Të mbështesim ata qëkanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës ngapandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të rejanë muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

b)Krijimi i një Fonditë Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguaritgjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individqë ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekëtë reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.

c)Dyfishimi i ndihmësekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

Pika e katërt e planit:

4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Plani i pestë i planit:

5. Mbështetje përbiznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:

a)Për 6 muajt eardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksëssë pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.

b)Shtrirja në kohë dherikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane,për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi.Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, dukesubvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dheshpenzime operative.