Kërkojnë pushimin e çështjes/ Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Tahirit dhe Çelës
Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish ministrit tëbrendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela.
Ish-ministri socialist kundërshton vendimin e Apelit të Posaçëmtë 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën eParë.
Vendimit në fjalë i është bërë rekurs edhe nga ish-drejtuesi iPolicisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Ata i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhetë pushojë çështjen në ngarkim të tyre.
Në rast se prahohet, çështja do të kalojë për seancë gjyqësore,por duhet theksuar që Gjykata e Lartë është akoma në kolaps për shkak se nuk kagjyqtarë
Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai udyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parëe Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoiish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si tëgabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen përrigjykim në Shkallën e Parë.
