VIDEO/ Sandër Lleshaj sulmon mediat por ngatërron datën e zgjedhjeve
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj doli sot në një konferencë për mediat nga ku sulmoi mediat, të cilat sipas tij kanë gënyjer me publikimin e lajmit mbi zhvendosjen e gjendjes civile të qytetarëve.
Sipas tij, këto lajme të rreme ndërsa pranoi se ka një parregullsi që prej censusit të Adresave, kryer në vitin 2018.
Por ministri bëri edhe një gafë.
Teksa fliste për një punë të ministrisë që ai drejton që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme, Lleshaj ngatërroi datën se kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit.
“Procesi i përditësimit apo saktësimit të adresave nuk prek qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021”, tha ministri që mesa duket ka harruar se zgjedhjet mbahen 4 ditë më pas. /A.R, OraNews