Naftëtarët e Ballshit dy ditë në grevë: Shteti hesht përballë nesh

Në ditën e dytë të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit thanë Pavarësisht aktit ekstrem ata po përballen me indiferencën e institucioneve. Ndaj thonë se janë gati të shkojnë deri në vdekje për pagat dhe rinisjen e punës.

Pagat e prapambetura dhe rinisja e punës në uzinë, janë bërë tashmë kushte të panegociueshme për t'i nxjerrë punonjësit e naftës nga greva e urisë.

''Në rast se shteti e mendon se kjo uzinë duhet të mbyllet, të na plotësojë të gjitha kërkesat tona, dhe të na japë çfarë na takon sipas ligjit.''

Për bukën e fëmijëve thonë se do të shkojnë deri në fund.

''Do vdes këtu. Këtu do rri derisa të plotësohen kushtet.''

Nuk kemi cfarë i çojmë fëmijëve në shtëpi  nga ky shtet maskara".

https://youtu.be/vc2IozJ0_DE

Në muajin shtator, naftëtarët e Ballshit nënshkruan një kontratë me kompaninë që ka marrë në përdorim uzinën e naftës e cila mori përsipër tu japë edhe një rrogë paradhënie.

Por sipas naftëtarëve e gjitha doli mashtrim, ndaj ata pas protestave të vazhdueshme në Ballsh e Tiranë u futën në Grevë urie për të kërkuar atë që e quajnë vëmendje të munguar nga shteti.

''Nuk ka ardhur njeri përveç juve gazetarëve.''

Janë rreth 900 punonjës të Rafinerisë së Naftës që kanë paga të prambetura dhe kërkojnë rikthimin në punë.